Deri pak vite më parë, ndonjë klub që kishte bordero rrogash deri në 150 apo 180 milionë euro, quhej “ufo”. Vërtet bëhej fjalë për para të madhe. Çfarë mund të thuhet, tashmë, për tabelën e pagave tek Barcelona, klubi që në të vërtetë ka xhiron më të madhe vjetore financiare në të gjithë botën, por edhe që “i ka luajtur fenë” me atë që i jep lojtarëve.
Fatura vjetore në “Kamp Nou” shkon në 588 milionë euro, diçka e paparë ndonjëherë në historinë e futbollit. Kjo do të thotë se Barça thuajse i ka dyfishuar rrogat që nga viti 2009, kur jepte 306 milionë euro, dhe sidomos në krahasim me vitin 2011 kur borderoja arriti në 298 milionë euro. Problemi më i madh i katalanasve është se shuma e përgjithshme e pagave arrin në 84 për qind të xhiros vjetore të klubit, nivel që cilësohet si me rrezik të madh për falimentim ose krizë financiare.
Sipas ekspertëve të financave të futbollit, niveli i pranueshëm është deri në 70 për qind, ndërsa niveli optimal është 55 për qind. Në të vërtetë, nga të gjitha ligat e Europës, këtë nivel, nga 45 deri në 55 për qind, e garanton vetëm Bundesliga gjermane.
Sfidanti.al