Nuk është se sulmoi klubin apo tifozët, pasi nuk ka luajtur mendsh ende. Aurelio De Laurentiis e pati shënjestrën tek kryetari i Bashkisë së Napolit, De Maxhistris, ndërsa prezantohej si pronar i ri i klubit të Barit. Presidenti napolitan sulmoi kryebashkiakun napolitan për shkak të stadiumit “San Paolo”.
“Ky stadium (San Nikola), – u tha De Laurentiis, barezëve, – vlen 100 herë sa “San Paolo”, dhe kjo është meritë e kryetarit tuaj të Bashkisë, që ka pasur forcën për ta mirëmbajtur. Kur hyra në stadiumin tuaj, mendova sikur të kishim pasur edhe ne një kryetar bashkie të tillë në Napoli”. De Laurentiis u mbrojt edhe për sulmet që po i bëjnë një pjesë e tifozëve. “Napoli ka 40 milionë tifozë, – tha ai, – le të bëjmë një sondazh sesa janë me mua, dhe sa kundër”.
Sfidanti.al