Qëkur atij iu bë e qartë se nuk do të mund t’i sigurojë shërbimet e Nejmarit, Kilian Mbapes, Eden Azarit ose të Hari Keknit, njeriu nr.1 i Realit të Madridit, Florentino Perez, e ka përqëndruar vëmendjen te sulmuesi i Valencis, Rodrigo Moreno.
Presidenti i klubit “mbretëror” është i bindur se ky pjesëtar i përfaqësueses së Spanjës mund të jetë një zëvendësues, pak a shumë, i denjë i Kristiano Ronaldos që është larguar për te Juventusi. Megjithatë, Perezi ka një problem jo të vogël, kur është fjala për “zhdëmtimin” e sulmuesit të lartpërmendur që ka luajtur edhe me Benfikën e Lisbonës. Drejtuesit e klubit të mësipërm i kanë dërguar një mesazh të qartë presidentit të Realit se Rodrigos do të mund t’i jepet “drita e gjelbër”, nëse oferta për të nuk do të jetë më e vogël se 120 milionë euro.
Sfidanti.al