Basketbollisti më i mirë aktual rus, Aleksei Shved, ka pasur katër oferta nga liga më e mirë amerikane e basketbollit, NBA, por ai vendosur që të mbesë në Evropë dhe të vazhdojë të luajë me ekipin Himki të rrethit të Moskës. Këtë njoftim e bëri të ditur agjenti i tij, Abrad Fimiç. Shvedi me Himkin fiton katër milionë dollarë në vit dhe kontrata e tij ka një kohëzgjatje deri në vitinm 2020.
Në fakt, klube të NBA-së kanë kohë që kanë treguar interesim për Shvendin dhe, në prag të sezonit të ri, oferta për të kanë dërguar Nju Orleansi, Memfisi, Minesota dhe Feniksi, ndërkohë që paga më e mirë e ofruar ka qenë 4 milionë dollarë, por që nuk ia prishi mendjen këtij basketbollisti të shkëlqyer rus që në shumë raste e vendos vetë fatin e ndeshjes.
Ata që “qarkullojnë” në NBA, duhet ta kuptojnë se Shvedi nuk ka nevojë që t’i provojë kujt sesa i mirë është, prandaj edhe vlera e tij është shumë më e lartë, tha ditët e fundit agjenti i tij, Fimiç.