Absurdi i rrogave në NBA, sa poshtë Lebron e Kevin Duranti

A mund të imagjinohet një ligë sportive ku basketbollisti më i mirë të mos marrë rrogën më të madhe? Të paktën, ky ka qenë rregulli i pashkruar, por NBA nuk i përket kësaj kategorie. Edhe pse renditja e pagave kryesohet nga një superyll dhe kampion si Stefën Kërri, me 37.457 milionë dollarë në vit, sërish absurdi është i pranishëm.

Numri 1 i padiskutueshëm, Lebron Xhejms, merr sot “vetëm” 35.65 milionë dollarë në vit, duke qenë në vend të katërt, edhe pse ka dalë 8 herë radhazi në finale. Edhe një superyll i shkëlqyer si Kevin Duranti, logjikisht numri 2 në botë, është shumë poshtë, madje në vendin e 11-të duke përfituar rrumbullak 30 milionë USD në vit.

Poshtë edhe Xhejms Harden, lojtari më i mirë i sezonit të rregullt të vitit të kaluar, pasi ndodhet në vend të 8-të me 30.57 milionë USD në vit. Vlerësim të lartë, ndërkaq, ka Rasëll Uestbruk i Oklahomës, në vend të dytë me 35.66 milionë dollarë në vit, ndërsa të habitshëm janë pozicionet e Blejk Grifitit (i 5-ti), Hajuardit të Bostonit (6) dhe Kajl Lourit të Torontos (7).

Sfidanti.al