Monako ose “fabrika e parave”, 550 milionë euro fituar në dy vjet!

Ka klube që kënaqen kur fitojnë trofe, si Reali i Madridit, Barcelona apo Bajerni. Ka nga ata që kënaqen kur fitojnë para, ndërsa duhet zotësi e madhe që këto fitime të jenë në nivele tepër të lartë. Monako në Francë mund të quhet shembulli më tipik, pasi në dy vite ka arritur të arkëtojë 550 milionë euro nga transferimi i futbollistëve.

Mbape iku për 180 milionë euro tek PSG-ja, Lemar shkoi për 70 milionë euro tek Atletiko e Madridit, Mendi solli në arka plot 57.5 milionë euro, ndërsa Bernardo Silva edhe 50 milionë të tjerë. Fabinjo shkoi tek Liverpuli për 45 milionë euro, ndërsa Bakajoko u largua për 40. Së fundi, ishte Rashid Gezal që u mor nga Leisteri, dhe 14 milionët e tij bënë që të kalojë “çatia” e 550 milionë eurove.

Skuadra e trajnerit Leonardo Zhardim nuk pritet të dominojë këtë sezon, ashtu siç nuk bëri edhe vjet, veçse nuk mund të harrohet që fitoi titullin kampion ndaj Paris SG në 2017, një sukses tepër i madh, që u shoqërua me arritjen në gjysmëfinalen e Championsit.

Sfidanti.al