Të punësuarit në FIAT : Na shtoni rrogat, s’e duam Ronaldon!

Sipas marrëveshjes së arritur, Ronaldo do të duhet që të kalojë nga Reali i Madridit te Juventusi për 100 milionë euro dhe për një pagë prej 30 milionë eurosh në vit. Sidoqoftë, një gjë e tillë “do të godasë” të punësuarit në uzinën e prodhimit të automobilave, FIAT, pasi familja Anjeli që është zotëruese e 29,18 për qindëve të aksioneve të FIAT-it, zotëron edhe 63,77 për qind të aksioneve të Juventusit të Torinos.
Të punësuarit e FIAT-it e mbajnë mend mirë akoma transferimin e Gonsalo Iguainit për 95 milionë euro para disa vitesh. Ata ankohen se ka 10 vite që nuk kanë pasur asnjë rritje rroge, kurse tani paratë do të shpenzohen për Ronaldon. Veç kësaj, futbollisti portugez do të jetë edhe ambasador i FIAT-it që do të thtotë shpenzime edhe më të mëdha.
“Kishim Iguanin, tani na erdhi edhe Ronaldo. Por ky është një turp i madh, sepse vetëm me pagën që do të marrë Ronaldo, çdo punëtori mund t’i ngrihej rroga 200 euro. Ka 10 vite që nuk kemi pasur asnjë rritje rrogë, ndërkohë që, për shkak të inflacionit, ne kemi humbur 10,7 për qind të pagës dhe kjo gjë nuk është kompensuar”, i tha medias italiane një nga të punësuarit në fabrikën e FIAT-it, pranë Napolit, Xherardo Xanone.
Sfidanti.al