Nuk thonë kot, “kur Barcelona bën festë, çahet daullja”!

Ndoshta nuk është aspak e drejtë që përmendim këtë shprehje për një klub kaq të rëndësishëm dhe me simbolikë kaq të madhe për Katalonjën, por një statistikë e fundit na detyron. Llogaritë janë që Barcelona shpenzon 487 milionë euro në sezon për … rrogat e lojtarëve, një çmenduri që mori përmasa epidemike vitin e fundit. Kjo u ndihmua nga 222 milionë eurot e fituara prej transferimit të Nejmarit tek Paris SG, ndaj edhe themi se “kur bën festë, çahet daullja”.

Barça është nja 90 milionë euro më lart me shpenzime rrogash sesa Reali i Madridit, një klub që gjithnjë ka qenë në vend të parë në këtë llogari. Mançester Junajtidi, rekordmeni i pagave në Premier Ligë, duket si ndonjë klub varfanjak, pasi borderoja e tij është “vetëm” rreth 310 milionë euro në vit. Mançester Siti, i menduar si një nga më pasanikët në botë, është edhe më poshtë, me 250 milionë euro rroga në sezon.

Me këto pagesa që ka, skuadra katalanase është e detyruar që çdo vit të fitojë trofetë më të mëdhenj, një presion shtesë mbi trajnerin Valverde, Mesin apo yjet e tjerë.

Sfidanti.al