Kritikat ishin të shumta dhe pritej që të ndodhte kështu. Si mund të jetë ndryshe pasi Reali mundet 0-3 në Europë, ndaj një rivali direkt, por që luan me “rezervat” në sulm? Komentet e gazetave spanjolle nuk ishin aspak me “dorashka”. “Marka” shkruan sikur po komenton për Shqipërinë: Kështu nuk mund të shkohet në Europë!
