Çfarë Reali do shohim në Paris? Gjashtë mungesa në Champions

Ditë të vështira për Zinedin Zidanin dhe skuadrën “mbretërore”. Pas fitores së vuajtur që nuk bindi aspak në La Liga, ja ku vjen edhe prova e parë sezonale në Champions, tepër e vështirë jo vetëm për emrin e kundërshtarit, dhe stadiumin ku do të luhet, por edhe për mungesat e vetë “të bardhëve”. Reali ndeshet në “Park dë Prensis” ndaj Paris SG, ndërsa trajneri nuk mund të llogarisë 6 nga lojtarët kryesorë.

Isko, Modriç e Asensio diheshin të lënduar që më parë, por atyre iu shtua edhe Marselo që pësoi dëmtim në ndeshjen e fundit në kampionat. Katër futbollistëve që janë në “infermieri” do t’u shtohen edhe dy të pezulluar, kapiteni Sergio Ramos dhe Naço, që të dy në mbrojtje. Reparti difensiv do të ketë detyrë shumë të vështirë përballë Nejmarit, Kavanit dhe Ikardit, ndërsa e tregoi dobësinë e tij menjëherë në “Santiago Bernabeu”, të shtunën e kaluar me të dalë kapiteni nga fusha. Realit i duhet rezultat pozitiv, dhe ndaj PSG-së nuk ka bilanc të keq kohët e fundit, por kjo ndeshje vjen në kushte të tjera.

Sfidanti.al