Juventus në alarm me dëmtimet, por Higuain do jetë ndaj Atletikos

Pasi arkivoi ndeshjen me Fiorentinën që për hir të vërtetës nuk ishte brilante. Juventus hedh sytë nga Liga e Kampioneve ku të mërkurën e pret përballja me Atletiko Madrid në ‘Wanda Metropolitano’. Trajneri Maurcio Sarri po përballet me disa probleme dëmtimesh; Dagllas Kosta është padyshim mungesë e sigurt për këtë ndeshje dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Miralem Pjanic.

Edhe Gonzalo Higuain nuk ishte më mirë me argjentinasin që u desh të përballonte një problem muscular në kofshë, por për sulmuesin ky dëmtim nuk rezultoi I rëndë nga ekzaminimet e zhvilluara këtë të hënë me Higuain që tani ka hedhur sytë nga Atletiko Madrid.

Kjo do të thotë se edhe këtë radhë, Paulo Dibala, që deri tani ka luajtur më pak se 15 minuta në ndeshjen me Napolin, me shumë mundësi do të jetë sërish në stol. Ndryshe është situata e Bernardeskit që me shumë mundësi do të marrë vendin e Dagllas Kostës. Ndërsa në vend të Pjanic me siguri do të luajë Rodrigo Betankurt, sic u pa edhe në Firence.

Në fund edhe Adrien Rabiot vendos kandidaturën e tij për nje vend në formacionin bazë me francezin që është në një formë shumë të mirë dhe që mund t’I marrë vendin Matuidi apo Kedirës.

Sfidanti.al