PSG, duhet të shpikësh një treshe të re sulmi për Realin!

Reparti më i frikshëm dhe më i rëndësishëm është ai ofensiv, por këtë herë nuk mund ta ndihmojë. Rrallë mund të ndodhë që një skuadër të humbasë të tre sulmuesit për një ndeshje të rëndësishme, por ja që në këto pozita është Paris SG. Ndaj Realit, ditën e mërkurë në Champions, trajneri Tuhel nuk do të ketë treshen MNK, dhe do të duhet të bëjë shpikje. Kilian Mbape është i dëmtuar, Nejmar është i pezulluar që na sezoni i kaluar, ndërsa së fundmi u dëmtua edhe Kavani.

Përgjigja numër 1 e kujtdo, për këto probleme, do të kishte qenë “Ikardi”, veçse sulmuesi argjentinas thuajse nuk ka fare minuta në fushë që nga mesi i majit, pra nga fundi i sezonit të kaluar. Tuhel mund të mbështetet tek “kohorta” e dytë, e përbërë nga Çupo-Moting, Sarabia dhe Di Maria, ndërsa mungesë do të ketë edhe në mesfushë si Draksler, Kehrer apo Dagba.

Sfidanti.al