Kutinjo kupton familjen e Bajernit, ashtu si dikur Gerd Myleri

Në Angli, krahasojnë në mënyrë kritike dy histori, atë të Xhorxh Bestit tek Mançester Junajtidi dhe të Gerd Mylerit tek Bajerni. Që të dy ishin gjenialë që patën probleme pas lënies së karrierës, por ndërsa gjermani u ndihmua nga klubi dhe i kaloi vështirësitë, veriirlandezi u la vetëm dhe përfundoi keq. Tek Bajerni sot ndodhet Filip Kutinjo, braziliani i shkëlqyer që kaloi një periudhë aspak të lehtë tek Barcelona, ku shkoi me shumë shpresa dhe u largua (i huazuar) “me të katra”.

“Tek Bajerni ka shumë më tepër familjaritet sesa tek Barça, – u shpreh Kutinjo duke bërë krahasimin, – përfundimisht, këtu është më shumë familje sesa te klubet e mi të mëparshëm. E kam ndjerë këtë gjë në Liverpul, ku gjithashtu ka familjaritet në ambient dhe me tifozët, por tek Bajerni ka edhe më shumë”. Një kritikë pra për Barcelonën, ndërsa braziliani përgatitet të debutojë në Champions për bavarezët.

Sfidanti.al