Lajmi vjen që nga Firence, nga dikursh që duket si i painteresuar, Daniele Pradé, drejtori sportiv i Fiorentinës. Ai po prezantonte afrimin e ri “vjollcë”, Dalberin, por papritmas nisi të fliste për Politanon e Interit, Rafinjën dhe Bruno Fernandesin e Sportingut të Lisbonës. “Bruno Fernandes do të shkojë tek Reali për 70 milionë euro”, – u shpreh Pradé. Pak rëndësi ka të pyesësh se nga e di ai blerjen madrilene, por tashmë mund të mendohet nëse Fernandes është një transferim i vërtetë, apo një “finte” për të tërhequr vëmendjen nga blerja e mundshme e Nejmarit.
Në fund të fundit, Barça e PSG nuk kanë arritur marrëveshje deri tani. Trajneri Zidan ka nevojë për sulmues që të shënojë gola, dhe Bruno Fernandes është një i tillë, ndonëse do të duhet të shihet sesi do të përshtatet me presionin dhe lojën krejt të ndryshme në Madrid.
Sfidanti.al