Mbape kthehet, por vetëm me një video motivuese për ekipin!

Në mesjavë fillon Championsi dhe raundi i parë i ndeshjeve në grupe ka një Paris SG-Real Madrid, një superndeshje ku normalisht duhet të jenë në fushë superlojtarët. Njëri prej tyre, njëri nga më të mirët, Kilian Mbape, është ende në “pit stop”, madje ende nuk është kthyer në stërvitje me skuadrën. Gjithsesi, sulmuesi francez vendosi t’i jepte kurajë ekipit të tij duke postuar një video me ushtrimet e tij individuale, duke treguar se do të kthehet shumë shpejt.

Mediat spanjolle shkruajnë se do të duhej një mrekulli që Mbape të jetë gati për Realin, edhe pse ai do të jetë në pak kohë në fushën e lojës. Pa kampionin e botës, trajneri Tomas Tuhel do të jetë i detyruar të kthehet tek Nejmari, një “margaritar” që nuk pëlqehet aspak në skuadër, por që mund të bëjë diferencën. Për fat, Tuhelit i kthehet sulmuesi Edinson Kavani, uruguajani që është rekordmen i golave të PSG-së, por mungojnë Kehrer dhe Draksler.

Sfidanti.al