Sulmuesi i Gjermanisë U21, sjell “momentin 3-golësh” në Bundesliga 2!

Nuk luan për Bajernin apo Dortmundin, por kjo nuk do të thotë se nuk është një “yll galaksie”. Quhet Robin Hak (Hack), sulmues i Nyrembergut në Bundesligën e dytë, ndërsa këtë fundjavë dalja e tij në fushë do të pritet me interes. Haku 21-vjeçar shënoi 3 gola për Gjermaninë U21 ndaj Uellsit, në fitoren 5-1, madje kjo ishte ndeshja e tij e parë zyrtare për ekipin Shpresa. “Tre gola në ndeshjen e parë zyrtare me Gjermaninë U21,- tha Hak, – unë nuk do ta harroj kurrë”.

Nyrembergu luan të dielën në orën 13:30, në fushën e Darmshtatit, duke qenë favorit për fitore, ndërsa Robin Hak mund të ketë kuotë të ulët për të shënuar gol. Ndoshta jo 3, por gjithsesi, ai sjell në Bundesligën e dytë “momentin e tij 3-golësh”. Ndeshjen do ta ndjekin me interes specialistët e Hofenhajmit, klubit që e transferoi tek Nyrembergu për 500 000 euro, por që ka një klauzolë me të drejtë rikthimi.

Sfidanti.al