Ronaldinjo do paguajë gjobë që të rimarrë pasaportën

Ronaldinjo Gauco dhe vëllai I tij sipërmarrësi, Roberto Assis Moreira arritën të gjenin një marrëveshje me autoritetet braziliane për të paguar një gjobë prej 1.3 milionë Eurosh për dëme ambientale që do t’I japë mundësinë për të rimarrë pasaportën

Sipas burimeve zyrtare, marrëveshja e Ronaldinjos u firmos me Prokurorin në Gjykatat e Rio Grande Do Sulk u aid he vëllai I tij u dënuan në vitin 2015 për ndërtimin e një platforme peshkimi dhe një strukture për ankorimin e barkave në liqenin Guaiba në qytetin Porto Alegre.

Pas marrëveshjes së arritur me Prokurorinë, ish futbollisti I PSG, Barcelonës e Milanit dhe vëllai I tij kanë afat deri në 1 tetor për të bërë pagesën e gjobës për të cilën është arritur edhe marrëveshja, një shifër kjo që është më e ulër se ajo e vendosur nga Drejtëesia  që ishte 2.1 milionë Euro duke përfshirë këtu edhe interesat.

Me të kryer pagesën,  autoritetet do të detyrohen të kthejnë pasaportat , por edhe pasuritë e konfiskuara gjatë procesit. Për më tepër, Ronaldinjo dhe vëllai I tij, Brenda një periudhe prej 60 ditësh pasi të kenë marrë edhe autorizimin e enteve locale do të bëjnë riparimin e zonës së dëmtuar. Rajoni I liqenit Guaiba ëhtë konsideruar një zonë e ruajtjes ambientale dhe Ronaldinjo e vëlli I tij  nuk kishin licencë në momentin që ndërtuan platformën.

Javën e kaluar, Ronaldinjo u emërua ambasador I turizmit Brazilian për ndërmarrjen shtetërore Embratur që ka detyrën për të siguruar ardhjen e turistëve të huaj në vendin gjigand të Amerikës së Jugut.

Sfidanti.al