Fillimisht, duhet të themi se një ndryshim i rëndësishëm, edhe pse jo radikal, po ndodh në “Santiago Bernabeu”. Klubi-simbol i shpenzimeve pa kufi, për të mbledhur yjet e për të fituar më shumë se të tjerët, në një farë mase i përket së kaluarës. Presidenti Florentino Perez u ka thënë aksionerëve, pak ditë para Asamblesë, se Reali duhet të ndjekë një politikë tjetër. “Duhet absolutisht të marrim talente të rinj e të mëdhenj të futbollit botëror, pasi vetëm kështu mund të konkurrojmë me klubet e rinj pasanikë të Europës”, – ishin fjalët e tij. Nënkuptimi ishte për Mançester Sitin e Paris SG.
Aksionerët e pyetën Perezin se përse madrilenët nuk mundën të merrnin as Pol Pogbasnë dhe as Nejmarin. Për të parin, presidenti u përgjigj thjesht se Mançester Junajtidi nuk kishte dëshirë të pranonte, dhe kur një klub nuk dëshiron, dhe lojtari ka kontratë afatgjatë, nuk mund të bëhet asgjë. Po për Nejmarin? “Kjo ka qenë më shumë një çështje mediatike sesa e vërtetë”, – ishte përgjigja e numrit 1 të klubit. Ndoshta, Reali po mendon vërtet për Mbapenë, jo për Nejmarin.
Sfidanti.al