Kur dalin në dritë rrogat e futbollistëve në klubet e Serisë A, njeriu kupton se përse kampion del një skuadër për 8 vite radhazi. Kjo skuadër është Juventusi që ka një bordero rrogash prej gati 300 milionë eurosh në sezon, me një diferencë të madhe me ndjekësit. Saktësisht, kampionët japin 294 milionë euro paga vjetore, ku më i paguari është “Madhëria e tij” Kristiano Ronaldo me 31 milionë. De Ligt, ende një “buzëqumësht” me 8+4 milionë në vit, Higuain 7.5, Dibala 7.3, Ramsej e Rabio nga 7, e kështu me radhë.
Skuadra e vendit të dytë (në të vërtetë duhen lënë disa vende bosh), është Interi me 139 milionë euro rroga të edicion. Kjo do të thotë më shumë se dy herë më pak, dhe nga kjo kuptohet detyra herkuliane e Antonio Kontes (dhe Bepe Marotës) për ta ulur Juven nga froni. Vijojnë Roma me 125 dhe Milani me 115 milionë euro në vit. Kampione e vërtetë e Italisë duhet të shpallet Napoli që konkurron dhe është pretendent numër 2 për titull, me listë pagash prej 103 milionë eurosh, gati tri herë më pak se Juvja.
Sfidanti.al