Mbrëmjen e së premtes mbushi 100 ndeshje zyrtare me Bajernin e Mynihut. Diçka jo e vogël për një lojtar, qoftë ky edhe një kampion bote me Francën si Benzhme Pavar (Benjamin Pavard). Në dy vjet në Bavari ai ka fituar shumë, Championsin, Kupën e Botës për Klubet, Superkupën e Europës, Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Superkupën
Dëmtimi i Pogbasë i prish seancën stërvitore Didie Deshampit
Trajneri i kampionëve të botës dhe i kampionëve të Ligës së Kombeve ishte katandisur të drejtonte vetëm dy lojtarë në fushën e stërvitjes, ndërsa është mësuar të ketë në dispozicion “armatën e madhe franceze”. Pol Pogna dhe Benzhamin Pavar ishin ata që po punonin me Didie Deshampin dhe stafin e tij, por shpejt kjo forcë
Bajerni duhet të bëjë edhe 3-4 javë pa kampionin e botës, Pavar!
Nuk mjaftojnë problemet me largimin e disa lojtarëve dhe me ngarkesën e bisedimeve për kontratat, por Bajerni duhet të mendojë edhe për dëmtimet. Atyre që i mungojnë trajnerit Nagelsman u shtohet edhe mbrojtësi francez, Benzhame Pavar (Benjamin Pavard). Futbollisti 25-vjeçar e ka rënduar dëmtimin që pati dhe do të mungojë më gjatë, parashikohet nga 3
Gorecka, Pavar e Levandovski, kohë muskujsh tek Bajerni
Famën kryesore e ka Kristiano Ronaldo dhe e ka pasur gjatë gjithë karrierës. Gjithsesi, portugezi “i çmendur” tashmë është në shoqëri të mirë dhe mund t’i gjejë “të çmendurit” si veten tek Bajerni. Siç raportojnë mediat gjermane, disa lojtarë bavarezë kanë vendosur të bëhen si “Hulk Hogani”, dhe këta janë Leon Gorecka, Benzhame Pavar (Benjamin
Kritika të ashpra për stafin e Francës, pasi Pavar u lejua të vazhdonte lojën!
Sërish e kuptuam sesa i rrezikshëm është ky sport. Sikur të mos mjaftonte ajo që ndodhi me Kristian Eriksenin, ja ku erdhi paralajmërimi në Francë-Gjermani, kur mbrojtësi vendas Ginter goditi me gju pas koke mbrojtësin francez, Benzhame Pavar. Kjo, në minutat e para të pjesës së dytë në “Alianc Arena” të Mynihut, ndërsa francezi mbeti
Pavar, Bajerni ka gjetur një tjetër yll nga Franca, pas Lizarazusë!
Nuk po flasim për Frank Riberinë sepse rolet ndryshojnë. Hera-herës në Bavari, francezët kanë shkëlqyer fort, si një lloj dëshmie e lidhjeve që Principata e dikurshme ka pasur me Mbretërinë e Francës, derisa u përfshi nga Bismarku në Gjermaninë e bashkuar. Flasim për Benzhame Pavarin (Benjamin Pavard), yllin e kombëtares franceze, dhe mbrojtësin polivalent 24-vjeçar.
Tomas Myleri e kupton se përse Pavari e përqafoi shokun pas golit!
Kampioni i botës nuk e mbajti dot veten dhe i hodhi duart në qafë lojtarëve të tjerë të Bajernit, pasi shënoi golin e dytë në fushën e Unionit të Berlinit. Pas ndeshjes, Tomas Myleri e preku këtë temë. “Kur ishim në fushë, nuk po mendonim aspak se ishim nën vëzhgim më shumë se kushdo tjetër
Një kampion bote për Bajernin, mbrojtësi francez Pavar vesh fanelën në verë!
Një nga shpresat kryesore në rolin e tij. Benzhame Pavar, mbrojtës i shkëlqyer dhe kampion i botës me Francën në Rusi, do të hedhë një hap të madh në karrierë. Futbollisti 22-vjeçar do të bashkohet në verë me Bajernin e Mynihut, siç njoftoi zyrtarisht drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamixhiç. “Mund t’iu konfirmoj se kemi
“Gjëagjëza” e Bajernit: Ta marrim Pavarin tani, apo në verë?!
Benzhamen Pavar (Benjamin Pavard) është një “aset” që kush nuk do ta dëshironte në skuadrën e tij. Kampioni i botës me Francën mbetet tek Shtutgarti, por në Mynih po bëjnë një llogari për ta marrë, herët apo vonë. Verën e kaluar u njoftua se Bajerni do ta bënte të vetin mbrojtësin për 35 milionë euro,
Si Lizarazu e Riberi, kampioni i botës drejt Bajernit
Bavaria ka qenë vërtet aleate e Francës për disa shekuj, përpara sesa Gjermania të bashkohej, veçse nuk mund të mendohet si vendi ideal për futbollistët më të mirë francezë. Gjithsesi, në mbi 20 vjet, në Mynih kanë jetuar e luajtur futboll legjenda të tilla si Biksent Lizarazu apo Frank Riberi (që vazhdon ende), ndërsa në