Gorecka, Pavar e Levandovski, kohë muskujsh tek Bajerni

Famën kryesore e ka Kristiano Ronaldo dhe e ka pasur gjatë gjithë karrierës. Gjithsesi, portugezi “i çmendur” tashmë është në shoqëri të mirë dhe mund t’i gjejë “të çmendurit” si veten tek Bajerni. Siç raportojnë mediat gjermane, disa lojtarë bavarezë kanë vendosur të bëhen si “Hulk Hogani”, dhe këta janë Leon Gorecka, Benzhame Pavar (Benjamin Pavard) dhe Robert Levandovski. Polaku ka qenë gjithnjë shumë mirë fizikisht, edhe nën kujdesin e së shoqes Ana Levandovska, ndërsa dy të tjerët janë duke u bërë me muskuj këto kohë, siç e tregojnë fotografitë që kanë botuar që nga plazhet.

Sfidanti.al