“Centurioni” Pavar: Qendra e mbrojtjes është “shtëpia” ime!

Mbrëmjen e së premtes mbushi 100 ndeshje zyrtare me Bajernin e Mynihut. Diçka jo e vogël për një lojtar, qoftë ky edhe një kampion bote me Francën si Benzhme Pavar (Benjamin Pavard). Në dy vjet në Bavari ai ka fituar shumë, Championsin, Kupën e Botës për Klubet, Superkupën e Europës, Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Superkupën e Gjermanisë, pra gjithçka. Trajnerëve Hansi Flik dhe Julian Nagelsman i pëlqente dhe i pëlqen tek ai aftësia për të luajtur shumë role, ndërsa në 75 ndeshje ka qenë mbrojtës i djathtë dhe 16 herë në qendër. Për Pavarin nuk ka dyshime. “Qendra e mbrojtjes është shtëpia ime, – thotë ai, – edhe te kombëtarja e Francës luaj në qendër, por unë luaj aty ku ndihmoj ekipin”. Për fat, e ka më të lehtë sepse Bajerni i sotëm ka mjaft francezë sidomos nëmbrojtje, që nga Upamekano, Nianzu e Lykas Hernandez, por edhe Kingsli Koman në rolin sulmues, Mikael Kuisons e Korenten Toliso.

Sfidanti.al