Raiola shpreson t’ia shesë Çelsit lojtarin e tij Matijs De Ligt!

Juventusi nuk po arrin të tregojë sesa vlen, apo më saktë që vlen aq sa duhet, dhe kjo padyshim që sjell pakënaqësi. Matijs De Ligt mund të jetë një nga “shtyllat” e mbrojtjes që mund të largohet, ndërsa agjenti i tij Mino Raiola deklaroi se “De Ligti është gati për një hap të ri, dhe ai mendon po kështu”, ndërsa foli për nje media holandeze. Ish-kapiteni i Ajaksit ka edhe 2.5 vjet kontratë në Torino, pra kushdo që e dëshiron do të duhet të paguajë, ndërsa Juventusi shpenzoi 75 milionë euro për ta marrë në 2019. Sipas mediave angleze destinacioni i tij mund të jetë Çelsi, pasi Blutë e Londrës kanë 4 mbrojtës që do të jenë pa kontratë në fund të sezonit. Këta janë Rydiger, Azpilikueta, Tiago Silva dhe Kristensen, ndaj edhe trajneri Tomas Tuhel ka nevojë që të gjejë zëvendësues pasi padyshim dikush prej tyre do të largohet.

Sfidanti.al