Henrik Mkitarian duket se është ambientuar shumë shpejt me skuadrën e tij të re, Arsenalin. Sulmuesi armen që ishte pjesë e tratativave mes Mançester Junajtid dhe Arsenalit për kalimin në Old Trafford të Aleksis Sançez, është në gjendje të tregojë që në këtë hark kohor të shkurtër ndryshimet mes trajnerëve Arsen Venger dhe Zhoze Murinjo.
