Kritika të Murinjos në adresë të tifozëve për mungesë entuziazmi

Mançester Junajtidi, në raundin e 26-të të Premier Ligës, mundi 2-0 në “Old Traffford” Hadersfildin. Golin e parë e shënoi Lukaku në min. e 55-të, ndërsa 13 minuta më vonë golin e tij të parë shënoi edhe Aleksis Sançezi që debutoi me bluzën e “djajve të kuq” në stadiumin e këtyre të fundit. Në min. e 68-të, ai fitoi një penallti, të cilën e ekzekutoi vetë, por topin e gjuajtur prej tij e priti portieri Losl. Sidoqoftë, Sançezi u tregua më i shpejtë, duke e kapur topin e kthyer dhe duke shënuar golin e tij të parë si lojtar i Junajtidit.

“Sançezi luajti ndeshjen e tij të parë në ‘Old Trafford’, por, megjithë, tifozët u treguan, relativisht, të qetë! Fusha këtu është e madhe dhe bari është i shkëlqyer, lojtarët, më të vërtetë, kanë dëshirë të madhe që të luajnë këtu”, tha Murinjo, ndërsa shpjegoi se çfarë donte të thoshtë me fjalën tifozë “të qetë”.

“Mbaj mend se, kur ne luajtëm kundër Portsmuthit në ‘Fraton Park’ që është një stadium i vogël, atmosfera atje ishte fantastike, kurse këtu nuk kishte shumë entuziazëm”, vuri në dukje Murinjo.

Sfidanti.al