Kumani optimist: “Holanda kualifikohet në Evropianin 2020”

Legjenda e Barcelonës dhe e futbollit holandez, Ronald Kuman, mbas zyrtarizimit të tij si trajner i përfaqësueses së Holandës që, momentalisht, ndodhet në një krizë të thellë rezultatesh dhe dështoi që të kualifikohej për në dy konkurrimet më të rëndësishëm (Evropiani – 2016 dhe Botërori – 2018), vuri në dukje se Holanda, tani, ka futbollistë që do të mund ta kualifikojnë atë për në kampionatin evropian 2020.

“Sigurisht që mua më është bërë një nder i madh që më caktuan trajner të ekipit përfaqësues të vendit tim. Kjo detyrë është një sfidë e madhe dhe shumë më ndryshe sesa të jesh trajner klubi, por unë jam i bindur se ne do ta arrijmë objektivin e përcaktuar. Megjithëse, gjatë viteve të fundit, neve na kanë munguar sukseset e mëdha, unë jam i bindur se kombi ynë ka ende futbollistë që do të na kualifikojnë neve për në Evropianin e ardhshëm”, tha Komani 54-vjeçar që zëvendësojë në këtë post Dejli Blindin që u shkarkua, pasi nuk i kualifikoi dot “tulipanët” për në Kupën e Botës të Rusisë.

Sfidanti.al