PSZH-ja mundi bindshëm 1-4 Soshon në një të tetën e finaleve të Kupës së Francës dhe, nëse heroi i ndeshjes ishte argjentinasi Anhel Di Maria që shënoi tregolësh, në mungesë të Nejmarit, lojtari që mori më shumë publicitet, ishte Dani Alvesh. Si shkas shërbeu situata e pzakontë që u krijua, kur ky futbollist brazilian, mbrojtës i djathtë, që ka luajtur edhe si mbrojtës, por edhe si gjysmëmbrojtës dhe sulmues, për herë të parë në karrierën e tij, u detyrua që të luajë si… portier. Gardiani nr.1 i portës së PSZH-së, Kevin Trap, mori karton të kuq për një faull që ai bëri jashtë zonës 16-metërshe në min. e 90-të, kështu që Dani Alvesh u detyrua të vishte bluzën dhe dorëzat e portierit!
Alveshi pati fat gjatë shtesës së lojës që dha gjyqtari, pasi lojtarët e Soshos nuk e vunë atë asnjë në ndonjë provë serioze, por, megjithatë, paraqitja e tij mes dy shtyllave të portës provokoi ilaritet të madh në stadium, pasi figura e tij dukej shumë e vogël në krahasim me përmasat e portës.
Sfidanti.al