Reali është gati që ta shesë Bejlin, por jo më pak se shuma…

Mediume të ndryshëm në Spanjë shkruajnë se Reali i Madridit do ta shesë Geret Bejlin, por vetëm, nëse do të ofrohen 90 milionë euro dhe asnjë cent më pak! Bejli krijon probleme me dëmtimet e tij të shpeshtë, por, kur është në rregull fizikisht, ai është i rëndësishëm për Realin. Sidoqoftë, paravarësisht nga dëmtimet e shpeshtë dhe mungesat në ndeshje, ai ka arritur të fitojë tre tituj Champions-i evropian dhe një titull kampion në Spanjë, kështu që askush nuk mund të thotë se presidenti Perez gaboi, kur e solli atë nga Totenhemi.

Interesim për këtë lojtar ka treguar edhe trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, por, sidoqoftë, janë të vogla shanset që ai të përfundojë në “Old Trafford”, pasi Murinjo, tani, nuk është shumë i interesur për ndonjë lojtar ofensiv dhe ndërkohë që vështirë se ai do të japë më shumë se 60 milionë euro për futbollistin uellsian. Po ashtu, ish-klubi i Bejlit Totenhemi nuk ka aq shumë para, vetëm, nëse bihet dakord për ndonjë marrëveshje shkëmbimi mes Bejlit dhe Hari Kejnit.

Sfidanti.al