Ne Rio de Zhaneiro problemi quhej Zika, ne Pjongçang eshte koha e Norovirusit. Nuk ka rrezikshmeri shume te larte por provokon diarre dhe te vjella te forta e te papritura te shoqeruara edhe me shqetesime ne aparatin tretes e probleme muskulare; simptoma qe mjaftojne per te demtuar sportistet.
Sirenat e Alarmit jane ndezur tashme pasi ne pak dite numri i rasteve me virusin Norovirus ka arritur ne 86 por deri tani asnje prej te prekurve nuk eshte sportist.
Per te evituar transmetimin e ketij virusi u vendos qe 1200 persona te futen ne nje karantine. Sipas autoriteteve Zona me problematike eshte Odaesan Youth Center. Gjithsesi ajo qe ka rendesi eshte se deri tani nuk ka asnje sportist me Norovirus.
Sfidanti.al