Nejmar perfiton 3 milione Euro bruto ne muaj nga PSG, por ajo shtohet akoma me shume dhe kjo fale nje ‘click’ ose thene me sakte fale postimeve per 182 milione ndjekesit e tij ne rrjetet sociale. Keshtu muajin e kaluar Nejmari perveç pages se tij siguroi edhe 34 milione Euro te tjere nga profilet e tij ne Twitter, Facebook e Instagram, nje perllogaritje kjo qe eshte kryer nga ‘Le Parisien’. Nje perllogaritje e pranueshme teorikisht por deri ne nje fare pike duke qene se nje objekt sponsorizimi i postuar ne rrjete nga braziliani vleresohet 459 mije Euro praktikisht sa nje spot publicitar qe shfaqet ne televizion gjate nje Kupe Bote.
‘Nejmar eshte ne vetvete nje lloj media-tha per te perditshmen franceze Stefan Gerri, presidenti i kompanise Havas Sport&Entertainment.
Pra eshte normale qe çdo postim i futbollistit te jete i lidhur me nje strategji marketingu qe garanton te ardhura te vazhdueshme. Qe ketu vjen edhe vleresimi i Blinkfire, shoqeri e specializuar ne sektorin e medias sociale dhe dixhitale, prej 34 milione Euro te perfituara nga Nejmar ne muajin janar per 70 postimet e tij.
Sfidanti.al