Murinjo i kenaqur me ardhjen e Sançez te Mançester Junajtid.

Kalimi i Aleksis Sançez te Mançester Junajtid e ka kenaqur jashte mase trajnerin e Djajve te Kuq, Zhoze Murinjo. Sulmuesi kilian mund te beje debutimin e tij me skuadren e tij te re ne ndeshjen e FA Cup kunder Jeovil.

‘Ardhja e Sançez te Mançester Junajtid ishte nje levizje e volitshme per te gjithe-tha Murinjo-morem nje prej sulmuesve me te mire ne bote dhe qe tani ai eshte shume i rendesishem per ne pasi ne duam te kemi lojtaret me te mire te mundshem. Sançez luan ne Premier League prej vitesh dhe besoj se te gjithe e njohin çfare lloj futbollisti eshte dhe çfare ka bere te Arsenali’.

Sançez u transferua te Mançester Junajtid per t’u shkembyer me Henrik Mkitarian dhe pikerisht per kete arsye Murinjo e perkufizoi kete operacion si levizjen me te volitshme per te gjithe.

‘Une humba nje futbollist fantastik ashtu sikurse edhe Venger-shpjegon Murinjo-Aleksis la nje skuader shume te mire per te ardhur te nje klub i madh, ndersa Miki zgjodhi te luaje per nje klub fantastik dhe ku une beson se ai do te beje me mire nga çfare ka bere kur ishte ketu’.

Nderkaq, Mançester Junajtid beri te ditur rinovimin e kontrates me teknikun portugez deri ne vitin 2020 qe do te thote se Paris Sen Zhermen duhet ta heqe perfundimisht nga lista e pretendenteve per te marre vendin e Unai Emeri ne pankine.

Sfidanti.al