Kane mbetur edhe 6 dite nga mbyllja e merkatos se muajit janar dhe Borussia Dortmund nuk ka marre ende asnje vendim per Pierr Emerim Obamejang. Raportet mes klubit dhe futbollistit tashme jane ftohur ndjeshem, por verdhezinjte nuk duan te bien pre e asnje presioni.
Klubi gjerman kerkon 70 milione Euro per kartonin e sulmuesit afrikan dhe nuk leshon pè ne kete pike. Se fundmi u fol shume per kalimin e Obamejang te Arsenali, por Topcinjte e Londres duket se per momentin nuk ka ndermend te paguaje kete shifer dhe sipas ‘Kicker’ gjermanet po shfaqen nervoze pasi ky operacion mund te mos realizohet.
Oferta e pare e londinezeve ishte 50 milione Euro, 20 milione me pak se shifra e pretenduar nga Borusia Dortmund. Me pas kjo oferte u rrit deri ne 58 milione Euro, por qe te dyja u refuzuan nga gjermanet te cilet kembengulin ne pretendimin e tyre per shifren e 70 milione Eurove.
Nderkaq Topçinjte e Londres e kane arritur tashme akordin me Obamejang per nenshkrimin e nje kontrate deri ne 2021 me nje page prej 10 milione Euro bruto ne sezon. Ajo qe pritet eshte gjetja e marreveshjes edhe me Borusian e cila edhe pse po afron data e mbylljes se merkatos dimerore nuk ka ndermend te beje asnje leshim.
Sfidanti.al