Speciale  e Murinjos: “Ibra mund të ikë, Felaini duhet të qëndrojë”!

Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, e komentoi, sipas stilit të tij origjinal, lajmin për largimin eventual të Zllatan Ibrahimoviçit nga klubi i “djajve të kuq”, duke lenë të kuptohet ai nuk do ta pengojë atë, nëse ai do të të dojë që të ikë. “Zllatani nuk ma ka përmendur ndonjëherë largimin e tij eventual nga neve dhe e vetmja gjë që unë di lidhur me këtë, është ajo që lexoj në gazeta. Ai, tani, ndodhet në vitin e fundit të kontratës së tij, kështu që, nëse ai do të dojë që të shkojë në ndonjë klub tjetër, në një vend tjetër, ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që dëshira e tij të realizohet”, tha Murinjo në një konferencë shtypi.

Media amerikane, ndërkohë, publikoi lajmin se klubi Galaksi i Los Anxhelosit dhe Ibrahimoviçi kanë rënë dakord, tanimë, për kushtet personale të transferimit të futbollistit suedez në SHBA. Sipas saj, Ibra do të shkojë në Amerikë verën e ardhshme dhe do të bëhet futbollisti më i paguar në kampionatin amerikan, MLS.

Sa i përket futbollistit belg, Maruan Felaini, Murinjo tha se ky lojtar është shumë i rëndësishëm për Junajtidin, pasi ai është një profesionist i madh që jep gjithçka nga vetja për ekipin. “Nëse ne do të gjejmë gjuhën e përbashkët, unë do të doja që ai të qëndronte në klubin tonë”, vuri në Murinjo. Ibrahimoviçi dhe Felaini mund të largohen nga Junajtidi si lojtarë të lirë, pasi atyre u mbaron kontrata në qershor të këtij viti.

Sfidanti.al