Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, i dërgoi një mesazh publik Shoqatës së Futbollit të Anglisë (FA), mbas dëmtimit të një lojtari tjetër të tij. Leroj Sanes do t’i duhet të qëndrojë një kohë të gjatë jashtë fushës, pasi ai pësoi një dëmtim serioz në nyjen e njerës këmbë.
“Synimi kryesor që duhet të ketë FA-ja, është mbrojtja e futbollistëve, vetkuptohet të të gjithë futbollistëve. Ju lutem, mbrojini futbollistët, këto gjëra nuk duhet të përsëritën me. Futbollistët janë artistë dhe ne, të gjithë, duhet të kujdesemi e të shqetësohemi për ta. Secili ekipi mund të luajë si të dojë, por janë gjyqtarët ata qe duhet ta përcaktojnë qartë ‘vijën e kuqe’ në fushë”, vuri në dukje trajneri katalonjas i Sitit.