Pike mbas “pilafit” të nënshkrimit: “Për mua ekziston vetëm një klub”

Mbrojtësi kohëgjatë i Barcelonës dhe i përfaqësueses spanjolle, Zherar Pike, e vazhdoi kontratën me klubin katalonjas deri më 2022, ndërkohë që klauzola e tij e shitjes ose e blerjes u përcaktua që të jetë 500 milionë euro. Mbas nënshkrimit të kontratës së re me Barçën, Pike vuri në dukje se, në asnjë moment, ai nuk ka menduar që të luajë me ndonjë ekip tjetër, veç Barcelonës, pasi për të ekziston vetëm një klub.

“Shpresoj se unë, në këtë klub, do ta mbyll karrierën time, pasi nuk jam i interesuar për asnjë klub tjetër, cilido qoftë të jetë ai. Për mua, ekziston vetëm një klub”, theksoi Pike.

Sfidanti.al