Tifozët mbeten pa fjalë: Obradoviçi i bie me shpullë në fytyrë një basketbollisti!

Në ndeshjen e fundit të Superligës turke, Fenerbahçja u mund, jashtë fushës së vet, nga ekipi Banvita 63-61, ndërkohë që, në fund të ndeshjes, ndodhi një incident. Pikërisht, trajneri më me shumë trofe ndërkombëtarë, Zhelko Obradoviç, humbi nervat dhe i ra me shpullë në fytyrë, madje, pa kërkuar pardon, lojtarit të vet, Melih Mahmutoglu, gjë që u kap edhe nga kamerat televizive.

Në fakt, shumëkush e interpretoi këtë metodë të ashpër jopopullore si një për përpjekje të trajnerit Obradoviç që “ta zgjonte nga gjumi” basketbollistin e lartpërmendur që është, gjithashtu, pjesëtar i ekipit përfaqësues të Turqisë.

Sfidanti.al