Murinjo nuk e mban dot: “Siti ka arritur fitore që nuk i ka merituar”!

Mançester Siti është, aktualisht, një lider i paprekshëm në klasifikimin  e Premier Ligës angleze, duke pasur një epërsi prej 15 pikësh ndaj Mançester Junajtidit të vendit të dytë dhe duke u bërë, kështu, favoriti kryesor që ta fitojë, këtë sezon, titullin e kampionit të vendit. Këtë e pranon edhe trajneri i Junajtidit, Zhoze Murinjo, që, sidoqoftë, nuk mund të rrijë pa hedhur pak “helm” më adresë të ekipit rival kryesor qytetës, duke vënë në dukje se ekipi i Guardiolës ka fituar pikë që edhe nuk i ka merituar.

“Ne synojmë që të ruajmë vendin e 2-të, ku, në fakt, ne ndodhemi, në përgjithësi, që në fillim të sezonit. Siti ndodhet pranë titullit, por kjo jo për shkak se ne, Celsi ose, madje, edhe Totenhemi nuk po luajmë mirë. Arsyeja kryesore është starti i tyre i mirë që ata arritën ta konfirmonin dhe ta ruanin gjatë të gjithë gjysmësezonit. Po ashtu, ata kanë fituar disa ndeshje në minutat e fundit dhe kanë fituar pikë që nuk i kanë merituar”, theksoi Murinjo.

Sfidanti.al