Arsenali s’parashikohet… me një trajner që nuk e priste askush!

Arsen Vengeri, mbas përfundimit të këtij sezoni, do të mbushë 22 vite në stolin e drejtimit të Arsenalit që, ka shumë mundësi, që të jetë i fundit. Tifozët e “topçinjve” kanë një kohë, pak a shumë, të gjatë që kërkojnë zëvendësimin e trajnerit francez dhe duket se kjo dëshirë e tyre do të përmbushet. Gjatë kohëve të fundit, janë përmendur disa emra që do të mund ta pasojnë Vengerin tek Arsenali, por, sidoqoftë, më shumë është folur për trajnerët italianë, Masimiliano Alegri dhe Karlo Ançeloti, ndërkohë që opsion është edhe ish-trajneri i Borusias së Dortmundit Tomas Tuhel.

Por, media angleze shkruan se trajner i ri i Arsenalit do të jetë trajneri aktual i përfaqësueses gjermane, Joakim Lëv, që do të lërë këtë të fundit mbas Kupës së Botës Rusi-2018. Lëvi, në fakt, është përmendur edhe si trashëgimtar i Zinedin Zidanes në stolin e drejtimit të Realit të Madridit.

Joakim Lëvi ndodhet në krye të ekipit gjerman që nga viti 2006, ndërkohë që, në karrierën e tij si trajner klubesh, ai ka drejtuar Shtutgartin, Karlzruhen, Fenerbahçen, Adanasporin, Tirolin dhe Austrinë e Vjenës.

Sfidanti.al