Aleksis Sançez ishte lojtari i fundit që firmosi për Zhoze Murinjon, ndërsa më herët kanë qenë të tillë si Zllatan Ibrahimoviç, Pol Pogba apo Romelu Lukaku. Tani është radha e vetë trajnerit që të hedhë firmën në kontratën e re për Mançester Junajtidin. Marrëveshja vlen deri në 2020 me të drejtë zgjatjeje edhe një vit tjetër.
“Po krijojmë kushtet për një të ardhme të shkëlqyer dhe të suksesshme, – ishte komenti i portugezit pas firmës, – jam i nderuar dhe krenar si trajner i Mançester Junajtidit. Dua të falenderoj pronarët dhe zotin Uduord për vlerësimin e punës sime. Jam i lumtur që ata më quajnë trajnerin e duhur për ekipin e tyre”.
Zhoze fitoi tre trofe në sezonin e parë në “Old Traford”, Kupën e Ligës, Ligën e Europës dhe Superkupën e Anglisë, ndërsa synimet e mëdha janë të tjerë, pra Championsi dhe Premier Liga.
Sfidanti.al