Luis de la Fuente pritet të vazhdojë të jetë trajneri i Spanjës edhe për një periudhë të gjatë. Federata Spanjolle e Futbollit ka avancuar në negociatat për rinovimin e kontratës me teknikun, me marrëveshjen e re që pritet ta lidhë atë me Kombëtaren deri në vitin 2030.
De la Fuente ka bindur drejtuesit spanjollë me punën e tij dhe rezultatet e arritura në krye të ekipit kombëtar. Pas suksesit në Botëror, në Spanjë tashmë nuk ka dilema për vazhdimin e projektit dhe synimi është që trajneri të vijojë punën për të ndërtuar një cikël të qëndrueshëm.
Objektivi për të ardhmen mbetet i qartë: Spanja kërkon të vazhdojë të luftojë për trofe të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, me De la Fuente në krye të skuadrës.

