Telashe në horizont për Aleksis Sançezin dhe Mançester Junajtidin. Mediat spanjolle raportojnë se kileni ka dështuar në një test antidoping kur ishte ende lojtar i Arsenalit. Fjala qenka për një test ndërsa ishte në seancë stërvitore me londinezët, veçse ende nuk ka asgjë të konfirmuar, dhe Sançez nuk ka dalë pozitiv, por thjesht nuk ka qenë aty për ta bërë testin.
Sançez e përfundoi transferimin e tij tek Junajtidi, duke firmosur kontratë 4.5 vjeçare dhe duke marrë një rrogë të jashtëzakonshme prej gati 700 000 eurosh në javë. Gjithsesi, mediat këmbëngulin se për të mund të ketë një dënim.
Sfidanti.al