Letër emocionale e Murinjos për  një tifoz të sëmurë 94 vjeç…

Shumëkush e konsideron Zhoze Murinjon si një njeri të ftohtë që nuk ka emocione, por ky trajner portugez e ka hedhur poshtë disa herë me fakte këtë pretendim. Tifozi i madh i Mançester Junajtidit, Fredrik Skofild (94 vjeç), pësoi një atak në zemër dhe po e merr veten në spital. Nipi i tij, Kiran, në fakt, tifoz i Sitit, iu drejtua Junajtidit me një lutje që ky klub të gjente ndonjë mënyrë që t’ia lehtësonte atij qëndrimin në spital. Dhe, kështu, as më pak dhe as më shumë, por ishte vetë Zhoze Murinjo që i dërgoi Fredrikut letrën e mëposhtme:

“I dashur Fred,

Mësova për pëkushtimin tuaj, gjatë të gjithë jetës, kundrejt Mançester Junajtidit. Po ju shkruaj që vetëm t’ju falënderoj Juve për pëkushtimin tuaj ndaj klubit. Entuziazmi i tifozëve të këtij klubi më bën përshtypje të madhe, çdo ditë e më shumë. Dëgjova se, kohët e fundit, Ju keni përjetuar momente të vështirë, por duhet ta dini se unë, lojtarët dhe, sidomos, klubi ynë e ka mendjen te Ju, që gjendja juaj, sado pak, të përmirësohet.

I juaji, Zhoze Murinjo.”

Sfidanti.al