Në kombëtaren shqiptare nuk po gjen hapësirat e duhura, por as në ekipin e klubit. Nuk është sezon i lehtë për Kristjan Asllanin, dhe kjo mund të bëjë që të ndryshojë skuadër në janar. Nuk ishte varianti i menduar, por gjithsesi mund të ndodhë dhe nga Italia mediat shkruajnë se Interi po mendon për huazimin
Kristjan Asllani, 90 minuta titullar në “Alianc Arenë”
Në Serinë A e kishte bërë më parë, ndërsa do të vinte radha edhe në Champions. Kristjan Asllani mund të ketë pretendime për të luajtur sa më shumë, por gjithsesi trajneri Simone Inzagi ia dha një mundësi të mirë për të qenë 90 minuta në fushë në Mynih ndaj Bajernit. Një ndeshje luksi, edhe pse
Interi nuk po arrin ta shpëtojë dot “ushtarin” Kristjan Asllani!
Mediat në Itali shkruajnë se shqiptari gjithsesi nuk dëshiron të largohet në janar, edhe pse pati shpresë për të luajtur më shumë. i ardhur nga Empoli, mesfushori 20-vjeçar nuk po arrin të ketë shumë minutazh tek Interi për shkak të konkurrencës së madhe, ndërsa trajneri Inzagi po alternon Marcel Brozoviçin dhe Henrik Mkitarianin, së bashku
Inzagi e shpëton “ushtarin” Asllani duke e hedhur titullar këtë të diel!
Mesfushori kuqezi do të mbahet mend për gabimin e madh që bëri në “Spotifaj Kamp Nou” duke shpërdoruar mundësinë për fitoren dhe kualifikimin e Interit në Champions. Gjithsesi, Kristjan Asllani pati shumë më tepër sesa kaq ndaj Barcelonës dhe “La Gazeta delo Sporti” e lavdëron për kurajën që tregoi me lojën e tij në një
Lojtarët e Interit, në krah të Kristjan Asllanit pas gabimit në Champions
Ishte momenti kur ndeshja mund të fitohej sepse ishte minuta e katërt shtesë. Kristjan Asllani pati shansin që të hynte në histori me një gol ose me një asist në stadiumin e famshëm të Barcelonës, por nuk ia doli. Synoi lavdinë personale dhe u ndal nga portieri Ter Shtegen, ndërsa mund të kishte pasuar tek
Inzagi: Asllani? Këtë herë nuk ishte e lehtë për të!
Trajneri i Interit nuk ka qortime për mesfushorin shqiptar pas një ndeshjeje jo edhe aq të mirë në Serinë A. Kristjan Asllani nuk mundi të tregonte veten në fushën e Sasuolos, dhe ndeshja e tij zgjati vetëm 45 minuta, shenjuar nga një karton i verdhë dhe një gjuajtje e gabuar “drejt qiellit” pas një goditjeje
Asllani cilësohet si një nga arsyet që Interi duhet të ketë shpresë
Mbahet ose jo trajneri Simone Inzagi, kjo është çështje tjetër. Publiku zikaltër është i shqetësuar nga “rënia në pikiadë” e ekipit të zemrës që pas katastrofave ndaj Lacios, Milanit, Bajernit e Udinezes, mori një “shuplakë” edhe nga Roma në “San Siro”. Gjendja duket e pashpresë, por “La Gazeta delo Sport” thekson se Interi ka potencial
Kristjan Asllani prezantoi “futbollin total” ndaj Romës!
Ai mund të mbrojë, të shpërndajë dhe të sulmojë në një nivel mjaft të lartë. Kështu ishte një koment tifozi në Tuiter për Kristjan Asllanit pas debutimit të yllit kuqezi për Interin. Ndaj Romës përfundoi në disfatë 1-2, veçse duket se shqiptari e bëri pjesën e tij në 77 minuta që ishte në fushë. E
Asllani është “balsam” për Interin: Jam shumë i ri për t’u ankuar!
Gazetarët shqiptarë natyrisht që nuk do ta pyesnin për ekipin kombëtar, ku gjithashtu nuk është se ka luajtur shumë. Kristjan Asllani është në një udhëkryq të karrierës pasi bëri “kërcimin” nga Empoli tek Interi, ndonëse për momentin duhet të durojë stolin. Përse kështu? “Unë jam shumë i ri, vetëm 20 vjeç, – thotë mesfushori kuqezi,
“I paracaktuari nga fati”, Kristjan Asllani ka luajtur vetëm 29’ tek Interi
Ku shkoi djaloshi 20-vjeçar që shkëlqeu tek Empoli fazën e parë të sezonit të kaluar dhe bindi plotësisht në fazën përgatitore? Kjo është pyetja e përsëritur që bëjnë mediat italiane, madje vetë prestigjiozja “La Gazeta delo Sport”. Kristjan Asllani erdhi tek Interi si një i paracaktuar nga fati për gjëra të mëdha me fanelën zikaltër,