Në kombëtaren shqiptare nuk po gjen hapësirat e duhura, por as në ekipin e klubit. Nuk është sezon i lehtë për Kristjan Asllanin, dhe kjo mund të bëjë që të ndryshojë skuadër në janar. Nuk ishte varianti i menduar, por gjithsesi mund të ndodhë dhe nga Italia mediat shkruajnë se Interi po mendon për huazimin e mesfushorit kuqezi në Spanjë. Ylli 20-vjeçar mund të shkojë tek Valencia në La Ligë, ekip që drejtohet nga trajneri italian, Xhenaro Gatuzo, ndërsa tek Interi mendojnë se ai ka nevojë për minutazh që të arrijë nivelin e duhur.
Sfidanti.al