Si kurrë më parë, Spanja i merr SHBA-së vendin e parë në botë në basketboll!

Përfaqësuesja amerikane është njohur që nga viti 1992 si “Skuadra Ëndërr” “(Dream Team). E mori epitetin e merituar me ekipin e parë të NBA-së në Lojrat Olimpike, me Majkëll Xhordanin, Mexhik Xhonsonin apo Lerri Bërdin dhe e mbajti deri në fund. Gjithsesi, 18 nëntori 2022 do të mbahet mend kur skuadra e SHBA-së zbriti në vendin e dytë në renditjen botërore të FIBA-s. Revolucionin e koshit e realizoi Spanja, kampionia e Europës këtë vit dhe si kampionia e botës në fuqi (titull fituar në 2019), pra ky vend i parë është i merituar. Trajneri italian i “Furive të Kuqe”, Skariolo, komenton se “ky nuk është një titull, nuk ka podium dhe as medalje, madje vështirë të mbahet për një kohë të gjatë, por gjithsesi është unike, krenari dhe historike”! Spanja ka 758.6 pikë ndaj 757.5 të SHBA-së.

Sfidanti.al