Inzagi: Asllani? Këtë herë nuk ishte e lehtë për të!

Trajneri i Interit nuk ka qortime për mesfushorin shqiptar pas një ndeshjeje jo edhe aq të mirë në Serinë A. Kristjan Asllani nuk mundi të tregonte veten në fushën e Sasuolos, dhe ndeshja e tij zgjati vetëm 45 minuta, shenjuar nga një karton i verdhë dhe një gjuajtje e gabuar “drejt qiellit” pas një goditjeje dënimi. “Asllani? – tha Inzagi, kur u pyet për të, – nuk ishte e lehtë për të. Lopezi e mbuloi shumë fort. Pastaj mori të verdhën, ndërsa Mkitariani ishte në formë shumë të mirë ndaj edhe preferova të aktivizoj armenin. Mund ta lija edhe pak më gjatë në fushë, por nuk doja që zëvendësimin ta bëja më vonë”.

Sfidanti.al