Ai mund të mbrojë, të shpërndajë dhe të sulmojë në një nivel mjaft të lartë. Kështu ishte një koment tifozi në Tuiter për Kristjan Asllanit pas debutimit të yllit kuqezi për Interin. Ndaj Romës përfundoi në disfatë 1-2, veçse duket se shqiptari e bëri pjesën e tij në 77 minuta që ishte në fushë. E tregojnë statistikat që ishte mjaft aktiv me 145 prekje topi, 98 për qind saktësi në pasime, 8 topa të saktë në distancë, një top-kyç falë të cilit Edin Xheko goditi shtyllën, 4 ndërhyrje për të rrëmbyer topin nga kundërshtari, 4 duele të fituara (100 për qind), 5 spastrime të topit dhe 3 driblime të realizuara. Nuk është keq, apo jo?!
Sfidanti.al