Trajneri Erik Ten Hag deklaroi se ai nuk e aktivizoi superyllin portugez për shkak se donte të mbronte imazhin e karrierës së tij të jashtëzakonshme. Kristiano Ronaldo nuk luajti asnjë minutë në derbin që Man. Junajtidi humbi 3-6 ndaj Man. Sitit në “Etihad”, ndërsa qendrimi në stol ishte shfaqje e qartë e zemërimit dhe pakënaqësisë së tij. “Nuk e aktivizova Ronaldon për të respektuar karrierën e tij”, – tha Ten Hagu, por njëra nga legjendat e “djajve të kuq”, ish-kapiteni Roi Kin, pati mendim tjetër. “Gjithçka do të bëhet më keq, – tha ai duke folur si analist, – Junajtidi po tregon mungesë respekti për Ronaldon. Ata nuk e lejuan që të largohej dhe tani e mbajnë në stol”. CR7, 37-vjeçar, nuk shkoi në fazë përgatitore me ekipin në përpjekje për të ikur dhe jo vetëm që nuk u stërvit dot siç duhet, por duket se ka krijuar edhe antipatinë e trajnerit.
Sfidanti.al