Sa duhet të lumturohet Juventusi për fitoren e parë që nga gushti?!

Ndeshja e fundit përpara kësaj në Serinë A ishte humbje në fushën e Monzës, që bëri të harrohej shpejt disfata në Torino ndaj Benfikës në Champions. Juventusi i Alegrit fitoi më në fund për herë të parë që nga gushti, dhe tifozët nuk e dinë nëse duhet të lumturohen shumë, apo të vazhdojnë të jenë të matur. Këtë do ta tregojë vetëm koha.Duket se futbollistët bardhezinj patën frymëzim nga grumbullimi me kombëtaret, dhe sidomos kjo u duk tek dy serbët, Filip Kostiç dhe Dushan Vlahoviç, që shënuan gola ndaj bolonjezëve.

Ata shënuan edhe për Serbinë në Ligën e Kombeve. Sa për Arkadius Milikun, ai ishte “në damar të mirë” që gjatë ndeshjeve të kaluara duke realizuar disa rrjeta. Juventusi është ende larg kreut, ka vetëm 13 pikë nga 24 të mundshme, plot 7 pikë larg Napolit e Atalantës që kryesojnë dhe në vendin e 7-të, por gjithsesi ky sukses mund të krijojë një atmosferë më të lehtë në Torino dhe të ndihmojë që “Zonja e Vjetër” të realizojë kthesën që presin tifozët.

Sfidanti.al