Në Serinë A e kishte bërë më parë, ndërsa do të vinte radha edhe në Champions. Kristjan Asllani mund të ketë pretendime për të luajtur sa më shumë, por gjithsesi trajneri Simone Inzagi ia dha një mundësi të mirë për të qenë 90 minuta në fushë në Mynih ndaj Bajernit. Një ndeshje luksi, edhe pse pa vlerë konkurruese, sepse bavarezët dhe Interi ishin të kualifikuar që më parë dhe i kishin përcaktuar vendet e tyre të parë dhe të dytë. Mesfushori shqiptar nuk zhgënjeu duke dhënë 1 pasim-kyç, duke krijuar një rast të madh, ndaluar një pasim, vjedhur 3 topa, duke larguar dy topa të rrezikshëm, duke fituar 4 nga 5 duele në tokë, duke dhënë me sukses 2 nga 3 pasime të gjata dhe duke pasur saktësi 92 për qind në pasime. Bravo i qoftë, 20-vjeçarit!
Sfidanti.al